Transmetuar më 27-03-2019, 13:28

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë dy shkarkime të bujshme. Bëhet fjalë për largimin e drejtoreshës së Doganave dhe asaj të Tatimeve.

Belinda Ikonomi është shkarkuar nga drejtimi i doganave, për tu bërë zëvendës ministre e Ekonomisë.

Ndërkohë në vendin e saj është emëruar Arlind Gjokutaj, i cili ka qenë Drejtor i Pastrimit të Parave.

Sakaq Vasilika Vjero është shkarkuar nga Tatimet, për tu zëvendësuar nga Enton Duro, i cili ka qenë drejtor në ministrinë e Financave.

Nuk dihet ende detyra që do i besohet zonjës Vjero dhe as motivi i shkarkimit të saj. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd