Transmetuar më 27-03-2019, 09:08


Po ecte në shoqërinë e elefantëve të tjerë. Më pas, ndoshta i mërzitur, u shkëput prej tyre dhe u drejtua drejt një zone urbane në qytetin kinez të Meng’a, duke krijuar panik.
Protagonist i kësaj ngjarje është një elefant i egër, i cili ecte i shkujdesur nëpër qytet.
Kështu ai nisi që të “luaj” me disa makina, duke i shkatërruar.
Ndërkohë momente paniku u krijuan edhe për banorët e zonës më 24 mars, teksa një pjesë nga kjo situatë mund ta shihni në videon që noa.al, sjell më poshtë.
Vetëm pas disa orësh, punonjësit e shërbimit pyjor, arritën që ta bllokojnë elefantin, duke e dërguar në pyll. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





