Transmetuar më 26-03-2019, 23:19

Dosja “Babale” është trajtuar këtë të martë në emisionin "Opinion".

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tregoi detaje mbi përgjimet që ai disponon dhe që thotë se janë të prokurorisë dhe me vendim gjykate.

Sipas tij në përgjime ka të përfshirë prokurorë dhe politikanë të nivelit të lartë.

"Përgjimet janë zyrtare, janë të prokurorisë me vendim gjykate. Të bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në momentin kur unë jam person nën hetim, e kam detyrim ligjor por dhe brenda prokurorisë ka prokurorë të ndershëm. Ka të përfshirë prokurorë dhe politikanë të nivelit të lartë. Direkt me Fredi Alizotin. Ai ka marrë para dhe drejtori i policisë… Aty ka dhe luftë mes klanave të Partisë Socialiste. Ka drejtorë policie që degjenerohen nga njerëz siç është ky zotëria i dënuar. Ky vendosa gjoba nëpër biznese. Vendos gjoba për një llogari të një bande të famshme.", ka thënë Salianji.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd