Transmetuar më 26-03-2019, 22:07

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Si pasojë e këtij aksidenti, ndodhur këtë mbrëmje, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Treshit”, ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Përplasja mes 3 automjeteve ka rezultuar fatale për Arjan Bejtjen, 37-vjeç.

Ai nuk nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend.

Mësohet se 37-vjeçari ishte oficer në Burgun e Shënkollit, në Lezhë.

Nga përplasja kanë mbetur edhe 3 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po kryen hetime për të zbardhur rastin. /a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd