Transmetuar më 26-03-2019, 20:02

Në Shqipëri gjendet në masë por jo të gjithë i dinë vlerat e jashtëzakonshme që ka.
Bëhet fjalë për dëllenjën e zezë, që rritet më së shumti në zonat me pyje, shkurre apo dru.
Gjethet e dëllenjës janë halore, ndërsa fruti i rrumbullakët dhe me ngjyrë të zezë të errët.
Piqet në tetor-nëntor. Kokrrat e dëllenjës kanë veti shumë të mira kurative dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve dhe eleminimin e mbetjeve toksike jashtë tij, duke e pirë si çaj.
Gjithashtu, ato përdoren me efekte të mira kundër reumatizmës në kyçe, qetësimin e bronkiteve, zbutjen e gëlbazës dhe kollës së fortë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





