



Prej disa kohësh mediat italiane po shkruajnë për një rikthim të mundshëm të Belen Rodriguez me babain e djalit të saj, Stefano De Martino.
Fillimisht Stefano as nuk e mohoi as nuk e konfirmoi rikthimin me Belen, por në një intervistë të dytë ai mohoi të kishte diçka mes tyre duke u shprehur se nëse ata do të ishin bashkë nuk do të kishin asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë.
Tanimë një tjetër lajm po qarkullon në mediat italiane, të cilat kanë publikuar disa foto ku Belen duket me barkun paksa më të rrumbullakosur se zakonisht.
Publikimi i këtyre fotove, thashethemet për rikthimin e saj me Stefano-n dhe fakti që Belen ka shprehur kohët e fundit dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë kanë shtuar dyshimet se ajo mund të jetë shtatzënë.
Ende nuk ka një konfirmim për këtë lajm as nga ana showgirl-it argjentinas dhe as nga ana e balerinit italian.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





