


Ali Mema, ish-futbollisti i Tiranës dhe kombëtares shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Prej kohësh Mema vuante nga sëmundje, betejën me të cilën e humbi sot.
Ai mbahet mend si një nga ikonat e klubit të Tiranës me të cilët ka luajtur nga sezoni 1960-1966 si dhe një aventurë të mëvonshme në vitet 1971-72.
Mema u detyrua nga sistemi i kohës të luante me Partizanin, diçka të cilën ai e mohoi dhe si pasojë u internua në Shkodër.
Mema ka luajtur 14 ndeshje edhe me ekipin kombëtar, por më së shumti nga sportdashësit mbahet mend për ndeshjet që ka zhvilluar me skuadrat shqiptare në Ligën e Kampioneve.
Ali Mema është i ati i Ardian Memës, trajnerit aktual të Tiranës si dhe xhaxhai i Sulejman Memës, ndihmësit të trajnerëve në ekipin kombëtar.
Homazhet në nderim të Ali Memës do të zhvillohen nesër, datë 27 mars 2019, nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





