







Në kulmin e një sherri me të shoqen, gjatë një feste në një lokal, u largua, duke e kërcënuar gruan me vdekje. Më pas ai vodhi një avion privat turizmi, i cili ndodhej në pistën e lokalit dhe u përplas me lokalin, në tentativë për të vrarë gruan.
Është kjo mënyra tragjike në të cilën gjeti vdekjen një pilot afrikano-jugor 38-vjeçar, Charl Viljoen.
Por gjatë përplasjes dramatike të pasdites të së shtunës, në jug të Botsëana, Charl gjeti vdekjen mes flakëve, ndërsa gruaja shpëtoi pa asnjë lëndim.
Sipas dëshmitarëve, piloti fluturoi në kuotë të ulët disa herë mbi ndërtesë, teksa mbahej festa, deri sa u përplas.
Viktima e vetme e ngjarjes është 38-vjeçari, ndërkohë që asnjë nga të pranishmit në lokal nuk u lëndua.
Pak para ngjarjes, burri ishte paraqitur pa ftesë, në festën ku ndodhej e shoqja Natasha. Kështu nisi një sherr i furishëm, duke e kërcënuar dhe qëlluar të shoqen, aq sa e larguan personat e tjerë të pranishëm në lokal.
Nga përplasja e avionit të vogël të turizmit, mbetën të shkatërruara 13 automjete të cilat ishin të parkuara. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





