

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që t’iu përgjigjet sot të gjithë zërave të përhapura javën e fundit se kishte shkuar në Gjermani, ku kishte bërë një ndërhyrje.
Në një takim me mjekë dhe infermierë ditën e sotme, lidhur me ndëshkimin për dhunën ndaj bluzave të bardha, ai kërkoi që të mos dorëzohen nga sulmet.
“Respekte për mjekët dhe mos u dorëzoni dhe kur ndjeheni keq nga sulmet që ju bëjnë ngushëllohuni duke më menduar mua. Mua mi bëjnë sulmet si person, por unë jam gjallë, nuk kam ende nevojë për ju. Është e sigurt, kur realisht kam shkuar për të bërë konsultat reale, ato nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk janë, unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as ku e as se pastaj fillojnë fantazitë”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezulton i suksesshëm përballë gjithë çfarë i bëjnë.
“Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë Niçja, ai i Gjermanisë jo i Shijakut ka thënë: çfarë nuk të vret, të forcon. Dhe ju jeni sot më të fortë nga sa ishit para se t’ju godisnit dhe shëndet do t’ju bëhet edhe ajo goditje si më është bërë mua”, deklaroi Kryeministri. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





