Transmetuar më 26-03-2019, 00:37

Përplasja politike me shumë gjasë nuk do e lë KQZ-në pa e përfshirë në vorbullën e vet në organzimin e zgjedhjeve lokale.

Kështu u shpreh kryetari i KQZ-së Klemet Zguri gjatë raportimit të tij për institucionin që drejton, përpara Komisionit të Ligjeve.

Një tjetër problematikë për Zgurin janë duke u ndalur tek procesi i dekriminalizimit edhe vakumet ligjore.

Zguri ka një shqetësim lidhur edhe me emrat për komisionerë për zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Sipas tij, partite politike nuk duhet të përcaktojnë në momentin e fundit këto emra.

Që zgjedhjet lokale të jenë me standarde Kuvendi duhet të mbështesë komisionin, u shpreh Zguri.

Raportimi në Kuvend i Kryetarit të KQZ-së, z. Klement Zguri mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë vitit 2018.

Për fjalën e plotë kliko këtu

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd