Transmetuar më 25-03-2019, 23:05

Diçka e pazakontë ka ndodhur në përfundim të një ndeshjeje boksi.
Boksieri i kategorisë së peshave të rënda, Kubrat Pulev, ka puthur në buzë gazetaren që po e intervistonte.
Ai është kritikuar në rrjetet sociale për puthjen me forcë.
37-vjeçari fitoi në raundin e shtatë kundër Bogdan Dinu, edhe pse kishte pësuar një lëndim pranë syrit në raundin e katërt.
Mirëpo, vëmendje më të madhe ka marrë intervista e pakëndshme me një gazetare, e cila e kishte pyetur në lidhje me duelin e zhvilluar, si edhe për përballjen e mundshme ndaj Tyson Furyt.
Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





