Transmetuar më 25-03-2019, 22:44

Shqipëria ka marrë fitoren e parë në eliminatoret e "Euro 2020".

Takimi Andorë-Shqipëri, i vlefshëm për "Grupin H", luajtur mbrëmjen e sotme, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të kuqezinjve.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga sulmuesi elbasanas, Armando Sadiku.

Pjesa e dytë ka nisur më e vrullshme për kuqezinjte dhe me më shumë raste.

Goli i dytë për kuqezinjtë, është shënuar nga shkodrani Bekim Balaj në minutën 88′.

Abrashi ka vulosur rezultatin përfundimtar në fund të ndeshjes.

Renditja e "grupit H" është si më poshtë:

Franca 6 pikë, Turqia 6, Shqipëria 3, Islanda 3, Andorra 0, Moldavia 0.

Në takimin tjetër Kosova, ka arritur të marrë një barazim përballë Bullgarisë, me rezultatin 1-1./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd