Transmetuar më 25-03-2019, 18:43

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë vendimin për të ndërprerë shërbimin për tre ditë pas vrasjes së avokatit, Ravik Gurra.

Ky vendim do të aplikohet nga e mërkura në të premte, teksa apelohet për zbardhjen e ngjarjes.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra ka tronditur opinionin publik mbarëshqiptar. Për 3 ditë do të ndërpresim dhënien e shërbimeve. Nuk do të ketë shërbime nga e mërkura deri të premten.

Vendimi nuk është i vlefshëm vetëm për seancat ku jepen masat e sigurisë. Avokatët që do të thyejnë këtë urdhër, do të ketëmasa disiplinore”, thuhet në deklaratën e Dhomës së Avokatisë.

Sa i përket ngjarjes, ende nuk ka një autor për ekzekutimin e avokatit Gurra.

Ai u qëllua me plumb në kokë me silenciator, ndërsa autorët janë kujdesur që të zhdukin çdo gjurmë.

Avokati kishte mbrojtur interesat e klientëve në disa prej çështjeve më të bujshme. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd