Transmetuar më 25-03-2019, 18:20

Skuadra e Realit po kalon ndoshta një ndër sezonet më të dështuara në historinë e ekipit.

Kjo ka detyruar presidentin e klubit që në merkaton verore të “peshkojë” emra të mëdhenj të futbollit botëror.

Në lupën e Fiorentino Perez është francezi Mbape, që me ardhjen e Zidan në krye të stolit madrilen duket një skenar i mundshëm.

Perez është gati që të shpenzojë jo pak, por plot 280 milion euro për lojtarin kampion bote.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat deri në merkaton verore, teksa edhe disa lojtarë të tjerë po vëzhgohen nga gjigantët spanjollë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd