
Kur ju përgatisni një maskë speciale në shtëpi keni mundësinë të zgjidhni përbërësit e freskët, normalisht dhe ato që i bëjnë më mirë lëkurë suaj.
Meqënse produktet komerciale përmbajnë përbërës kimik, aromë dhe ngjyrë artificiale, të përgatiturit vetë një trajtim në shtëpinë tuaj ju jep mundësinë që të jeni i sigurtë për trajtimin që do përgatisni dhe efektin që do merrni.
Që të përgatisni një maskë të tillë atëherë përzieni së bashku 2 lugë fara tërshëre të shtypura të bëra miell, 1 lugë ujë i nxehtë, i hidhni në tas dhe i përzieni mirë. Hidhni përzierjes edhe dy lugë kos natyral, pa sheqer.
Vendosni masen e përgatitur mbi fytyrë dhe qafë të cilat i keni pastruar më parë me locion pastrues. E lini të qëndrojë për 10 minuta masken e përgatitur dhe më pas shperlani fytyren me ujë të vakët. Fshijeni fytyren me peshqir të butë dhe lyeni atë me krem hidratues.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





