

Mrekulli është pak për një rast të tillë, ku një person është rikthyer në jetë pas dërgimit në morg.
Ngjarja e rëndë u shënua këtë të premte në Gloucester të Anglisë, ku një postier portugez 48-vjeçar Joao Araujo, ra përmbys mbi timonin e makinës, teksa po shkonte të merrte gruan në punë.
Kështu ai u dërgua në spital, ku pavarësisht gjashtë orë tentativash për ta mbajtur në jetë, mjekët i komunikuan familjes vdekjen e tij.
Por teksa infermierët po e çonin nga reanimacioni në morg, vunë re se ai po lëvizte.
Kështu për 21 minuta i vdekur dhe pa asnjë shenjë jete, zemra e tij nisi të rrahë sërish.
Të shokuar, mjekët nuk dinë të japin një shpjegim mbi gjithë sa ndodhi, teksa 48-vjeçari po mbahet nën vëzhgim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





