



Zi në botën e muzikës! Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, këngëtari dhe kompozitori Scott Walker, i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që më vonë mori shtetësinë britanike.
Lajmi i hidhur u komunikua këtë të hënë, nga shtëpia diskografike ‘4AD’. Walker, emri i vërtetë i të cilit është Noel Scott Engel, u bë i famshëm në vitet ’60-të me grupin e tij ‘Walker Brothers’, ku bënin pjesë edhe John Maus dhe Gary Leeds.
Trioja e tyre zuri vendin e parë në klasifikimin britanik me hitet “Make it easy on yourself” dhe “The sun ain’t gonna shine (Anymore)”.
Së bashku me Walker Brothers, Walker regjistroi tetë disqe, për t’iu dedikuar më tej karrierës si solist.
Disa nga disqet e tij janë cilësuar si më aventurierët dhe frenetikët e kohës. Puna e tij e fundit ishte kolona zanore e filmit ‘Vox Lux’ me Natalie Portman e Jude Law, i cili u transmetua në muajin dhjetor. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





