Transmetuar më 25-03-2019, 13:24

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka propozuar ditën e sotme, emrin e Bledar Valikaj për prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Ky propozim vjen në formë ekzekutimi të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit.

Bledar Valikaj, është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Në vitin 2015, Presidenti i asaj kohe Bujar Nishani, nuk e dekretoi si prokuror, duke bërë që Valikaj ta kundërshtojë vendimin e kreut të shtetit në gjykatë.

Kështu Valikaj iu drejtua me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkoi saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëjë emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”.

Por KLP vendosi që Veliaj të jetë prokuror, vetëm pasi të ketë kaluar në "sitën" e vetingut, ku dhe do të bëhen verifikimet e nevojshme sa i takon aftësive profesionale, integritetit dhe pasurisë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd