Transmetuar më 25-03-2019, 11:15

Është shumë e rëndësishme që të kalosh pak kohë me partnerin/en, para se të biesh për të fjetur. Nuk ka rëndësi sasia, qoftë një orë apo pak minuta, e rëndësishme është që ta bësh. Më poshtë rendisim 11 gjëra, që nëse i bëni me njeriun e zemrës para gjumit, do të thotë se jeni një çift i lumtur.

Largoni celularin- Varësia nga rrjetet sociale, shkakton çlirimin e oksitocinës në trup. Ky hormon është përgjegjës për intimitetin. Kështu që fikni telefonin dhe largoheni në orën 21.00, pasi kështu forconi raportin në çift.

Harroni punën– Mundohuni që të harroni punën dhe mos kontrolloni emailet apo diskutoni problemet e mbartura.

Bini të flini në të njëjtën kohë me partnerin/en- Shumë çifte nuk shihen gjatë gjithë ditës dhe kanë zakon që të bien në gjumë në orë të ndryshme. Por çiftet e lumtura i lajnë dhëmbët dhe bien të flenë në të njëjtën kohë. Kjo gjë ndihmon për të mbajtur të fortë lidhjen.

Ndjekja e një rutine- Ndjekja e të njëjtës rutinë e ‘natës së mirë’ çdo mbrëmje, ndihmon për të fjetur më mirë. Nëse këtë rutinë e ndiqni të dy, raporti do jetë më i fortë dhe do keni më shumë besim tek njëri tjetri.

Flisni me zemër– Kushtojini vëmendje ndjenjave të tjetrit. Nuk ka rëndësi vetëm dhënia e këshillave, por edhe gjetja e përbashkët e zgjidhjeve.

Mos diskutoni– Psikologët këshillojnë që debatet e ndezura ti ndërprisni para se të bini të flini. Debatet në shtrat, nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit. Ndër të tjera për të dy bëhet e vështirë fjetja dhe ditën tjetër do të ndiheni të depresionuar.

Jo fëmijë në dhomën e gjumit– Psikologët thonë se i vetmi moment kur fëmijët mund ti merrni në dhomën e gjumit, është kur kanë ankth, shkruan noa.al. Gjithë herët e tjera dhoma e gjumit duhet ruajtur si një hapësirë private.

Jo kafshë shtëpiake në shtrat- Sipas një studimi amerikan të Universitetit të Kansas, 63% e njerëzve flenë me kafshët shtëpiake dhe nuk flenë mjaftueshëm.

Mos pini duhan dhe alkool- Shumë çifte pëlqejnë të pinë një gotë verë para se të bien të flenë, për të krijuar një atmosferë romantike. Është gabim, pasi kjo gjë shkakton lodhje, shpërqendrim si dhe rrit mundësinë për gërhitje.

Një masazh– Specialistët e ‘National Foundation of Sleep’, konfirmojnë se një masazh relaksues para gjumit, përmirëson cilësinë e tij, redukton ankthin dhe i afron çiftet.

Mos harroni puthjet dhe përqafimet– Mos harroni të puthni partnerin/en para se të bini të flini dhe të përkëdheleni për disa minuta kur jeni në shtrat. Kjo mënyrë ngjall emocione pozitive dhe ju relakson. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd