Transmetuar më 25-03-2019, 10:56

U sulmua dhe shqye për vdekje nga qeni i tij, të cilin e kishte shok të pandarë përgjatë tre viteve, ku shëtiste rregullisht me të.

Ngjarja tragjike u shënua pasditen e së premtes që lamë pas, në Prenestina, zonë Borghesiana, në Romë, të Italisë. Viktima është 43-vjeçari Gianluca Romagnoli.

Gruaja e tij Isabella, duke parë se i shoqi nuk po kthehej në shtëpi nga shëtitja e pasdites, doli në rrugë dhe e gjeti mes një pellgu gjaku të shtrirë në park, me plagë të thella në krahë dhe trup.

Gianluca nuk lëvizte, nuk merrte frymë, kishte vdekur prej plagëve dhe nga humbja e gjakut.

Nga shenjat në trup, duket se 43-vjeçari ka luftuar gjatë me qenin, por ai e kishte vënë përtokë deri sa e kishte kafshuar për vdekje duke i çarë arterien kryesore, e cila i shkaktoi hemorragjinë vdekjeprurëse, shkruan noa.al.

Qeni u dërgua në një qendër për kafshët, ku po trajtohet nga veterinerët, ndërsa më tej do të vendoset se çfarë do të bëhet me të. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd