







“Ka ndodhur, kemi qeshur shumë”. Këngëtarja Mel B bën një deklaratë të fuqishme kur ndajnë vetëm dy muaj nga turneu i ribashkimit të grupit Spice Girls.
Ajo thotë se bashkë me Geri Halliwell, kanë bërë seks gjatë viteve ’90-të, një herë të vetme.
Këngëtarja e cila prej kohësh ka deklaruar se është biseksuale, e tregoi eksperiencën e saj gjatë xhirimit të emisionit ‘Life Stories’ të Piers Morgan.
Moderatori e pyeti, edhe se sa herë kishte ndodhur dhe ajo ju kthye, “Mjaft… vetëm një herë”.
Më tej Mel shtoi se, “Ajo do më vrasë, edhe pse me bashkëshortin e saj Christian Horner, janë një çift perfekt që jetojnë të lumtur në fshat. Shpresoj që të mos e mohoj, pasi ishte një gjë argëtuese”. Sipas saj, Geri ka gjinj të mrekullueshëm. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





