Transmetuar më 25-03-2019, 09:52

Partia Demokratike ka bërë një deklaratë sqaruese lidhur me arsyen se pse kryetari Lulzim Basha shkoi sot në Prokurorinë e Tiranës.

PD thotë se Basha shkoi në Prokurori, pasi Prokuroria hoqi dorë nga kërkesa ‘e paligjshme" për thirrjen për njohje me aktet.

“Bëhej fjalë për njohjen me letërporositë që kanë shkuar që në gusht në Prokurori dhe i bëjnë publike tani, sipas axhendës politike të Edi Ramës. Pasi ne i thamë të enjten se kërkesa është e paligjshme dhe i shërben qeverisë, erdhi një shkresë tjetër, e formuluar brenda kërkesave ligjore, që kërkon dëshmi në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Njësoj si disa muaj më parë, kur ka dhënë një dëshmi të ngjashme, Basha u paraqit në Prokurori”,thuhet në reagimin sqarues.

Basha u paraqit pas thirrjes së organit të akuzës, lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para dhe gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2017.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryedemokrati refuzoi thirrjen e parë të Prokurorisë, pas ardhjes së letërporosive nga SHBA.

Basha është thirrur për të dëshmuar lidhur me burimin e financimit të kontratave të lobimit.

Ardhja e dy letërporosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia ka riaktivizuar hetimet për dosjen e lobimit, nga ku PD ka paguar 525.000 dollarë, ndërsa kompania “Biniatta Trade” 150.000 dollarë. /a.y/noa.al

U thirr në Prokurori, Basha: Distancohuni nga qëndrime me prapavijë politike

Mbyti gruan, Prokuroria kërkon burg përjetë për burrin, çfarë rrezikon mjeku

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd