

Dhoma e Avokatisë së Elbasanit ka dalë me vendim pas vrasjes së të premtes mbrëma, të avokatit Ravik Gurra.
Duke filluar nga dita e sotme, avokatët kanë vendosur që për tre ditë të bojkotojnë çdo seancë.
Dhoma e Avokatëve në Elbasan, duke marrë shkas nga vrasja e kolegut dhe avokatit Ravik Gurra, në një atentat mafioz do të ndërpresë në shenjë proteste për tre ditë çdo shërbim avokatie duke bllokuar çështjet gjyqësore.
Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit, teksa ndodhej në një lokal.
Ai njihej si avokati i Emiljano Shullazit dhe i të pandehurve të fisit Çapja në Elbasan. /a.y/noa.al
Vrasja mafioze e avokatit në Elbasan, dyshohet për vrasës me pagesë
“E përshëndeti para se ta qëllonte”, çfarë filmuan kamerat për vrasësin e avokatit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





