Transmetuar më 25-03-2019, 09:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Gjithçka pas thirrjes së organit të akuzës, lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para dhe gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2017.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryedemokrati refuzoi thirrjen e parë të Prokurorisë, pas ardhjes së letërporosive nga SHBA.

Basha është thirrur për të dëshmuar lidhur me burimin e financimit të kontratave të lobimit.

Ardhja e dy letërporosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia ka riaktivizuar hetimet për dosjen e lobimit, nga ku PD ka paguar 525.000 dollarë, ndërsa kompania “Biniatta Trade” 150.000 dollarë. /a.y/noa.al

U thirr në Prokurori, Basha: Distancohuni nga qëndrime me prapavijë politike

Mbyti gruan, Prokuroria kërkon burg përjetë për burrin, çfarë rrezikon mjeku

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd