Transmetuar më 24-03-2019, 18:31

Ish-kryeministri shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, për Majkon ishte veç një telefonatë me shprehejn "It is done".

Majko i kujton me respekt miqtë e mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar.

"Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!

Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!”, dhe pastaj heshtja e ankthit… për të nesërmen e luftës.

Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!", shkruan Majko./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd