Transmetuar më 23-03-2019, 22:20

Me lot në sy, nëna e Brenton Tarrant, terroristit që vrau të premten e kaluar 50 myslimanë në dy xhami në Christchurch, thotë se djali i saj meriton dënimin me vdekje për krimin e tij.
Kur i treguan videon live të sulmit terrorist ndaj myslimaneve, ajo tha se nuk mund ta shikonte më atë sepse e lendonte.
“Unë nuk mendoj se do të mund ta shoh atë më. Ajo të lëndon”, tha ajo duke qarë.
Kur u pyet se çfarë mendonte se do të ndodhte me djalin e saj, ajo tha: Unë e di atë që ai meriton.
Nëna e terroristit australian tha se për atë që ka bërë djali i saj meriton dënimin me vdekje. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





