
Në fjalën e tij gjatë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka "sulmuar" mediat.
Rama krahasoi portalet e televizionet me Sharrën e dikurshme, që helmonte kryeqytetin, apo me Porto Romanon, ku grumbullohen mbetjet në Durrës.
“Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale-Alizoti dhe telefonata e Niçes nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë çdo ditë. Miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj? Ç’mendoni ju zoti Kadri për Niçen e Shijakut? Si e konsideroni Babalen? A mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten? Ç’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e qimkadrinjve, nuk u intereson", u shpreh kryeministri.
Rama e ka vijuar më tej fjalën e tij duke thënë se:
"Sharra e dikurshme që mbyste Tiranën, sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe çimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 milionë turistë ça panë, apo i solli me zor mafia, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





