Transmetuar më 22-03-2019, 22:16

Zerina Akers, stilistja personale e Beyoncé, ka identifikuar diçka negative tek gratë shtatzëna.

“Në përgjithësi, nënat shtatzënë mendojnë se nuk mund të duken bukur. Ky është gabimi më i madh që bëjnë shumë nëna në pritje të fëmijëve”, deklaroi Akers.

Sipas saj, sekreti qëndron tek përfshirja e veshjeve me masë të reja, e më pas përshtatja e tyre me stilin e grave shtatzëna.

“I gjithë sekreti është tek gjetja e mënyrave të reja, si dhe përfshirja e sa më shumë veshjeve e modeleve.

Nuk ke pse të blesh në dyqanet për nënat shtatzënë; thjesht duhet të gjesh veshjen që të rri më mirë”, tha më tej stilistja. /k.k/noa.al/