Transmetuar më 22-03-2019, 11:44

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se më 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë.

Duke kujtuar fitoren e demokratëve në zgjedhje ai thotë se, “Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë për tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur”.

Në vijim shton se ky udhëtim 27-vjeçar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica.

Sipas tij, “Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane!”

Ai e mbyll qëndrimin e tij me fjlët “Shqipëria si Europa”. /a.y/noa.al