Transmetuar më 22-03-2019, 11:32

Ishte në prag të martesës, por nuk do arrijë që ta kurorëzoj kurrë këtë dëshirë të saj.

Nusja u mbyt gjatë festës së beqarisë me disa shoqet e saj të shtunën e kaluar, në Irlandë.

E reja do të varroset bashkë me fustanin e nusërisë, të cilin e kishte zgjedhur për ditën e shënuar, këtë të shtunë.

Ruth Maguire ishte 30 vjeç, ajo ra në gjirin e detit të Carlingford Lough, në kontenë e Louth, pasi u nda nga shoqet e saja rreth mesnatës.

“Ruth nuk ishte vetëm partnerja ime, ishte shpirti im binjak. Do të duam gjithmonë, James dhe tre fëmijët e tu të mrekullueshëm”, shkroi bashkëshorti i saj i ardhshëm James Griffin.

Herën e fundit që ai foli me të ishte rreth orës 19.30 të së shtunës, kur ishte shprehur e lumtur, por jo e dehur.

Dyshohet se Ruth doli nga lokali në gjendje të dehur, ku në mënyrë të pavetëdijshme eci drejt ujërave të Carlingford Lough, ku u rrëzua dhe u mbyt. Trupi i sak i pajetë u gjet vetëm mëngjesin e së hënës. /a.y/noa.al