Transmetuar më 22-03-2019, 09:12

Ka shumë simptoma të menopauzës të cilat neglizhohen nga femrat, vetëm sepse ua atribuojnë probleme të tjera. Zakonisht femrat kalojnë në një fazë paraprake të menopauzës e cila njihet si premenopazë, dhe që ka një fazë pasuese që quhet postmenopauzë. Më poshtë sjellim 9 simptoma që tregojnë se një femër po kalon në menopauzë.

Djersitja natën– Djersitja natën edhe kur nuk është vapë, është simptomë e pastër e menopauzës.

Pagjumësia– Një tjetër simptomë e menopauzës është pagjumësia, qoftë e lehtë apo e rëndë. Shkak mund të bëhet djersitja por edhe çrregullimet hormonale të cilat krijojnë shumë shqetësime.

Gjakrrjedhja- Kur vihet re gjakrrjedhje gjatë apo pas menopauzës do të thotë se ka diçka nuk shkon.

Çrregullimet hormonale- Çrregullimet hormonale, ndodhin pasi vezoret prodhojnë gjithnjë e më pak estrogjen.

Luhatjet e humorit- Është normale që një femër të ketë luhatje humori, për shkak të çekuilibrimeve hormonale. Po ashtu çrregullimet hormonale do të thonë menopauzë. Humori kontrollohet direkt nga hormonet tuaja, kështu që luhatjet e humorit janë të lidhura direkt me këtë problem.

Thatësia vaginale- Zakonisht lagështia vaginale është rezultat i prodhimit të hormoneve. Thatësia ndodh kur niveli i estrogjenit në trup po ezaurohet, çka mund të çojë në thatësi.

Humbje kujtese- Ndonjëherë ngatërresat me kujtesën janë simptoma të menopauzës, edhe pse zakonisht i atribuohen moshës së madhe, shkruan noa.al.

Çrregullim menstrual- Estrogjeni është hormoni kryesor përgjegjës për rregullimin e ciklit menstrual. Kjo është arsyeja se pse për shkak të rënies së nivelit të estrogjenit, të ndodhin çrregullimet menstruale.

Rënie e dëshirës seksuale– Femrat në menopauzë kanë nj rënie të ndjeshme të dëshirës seksuale për shkak të rënies së hormoneve. /a.y/noa.al