Transmetuar më 22-03-2019, 08:43

Marrin fund angazhimet publike për bashkëshorten e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, e cila nis zyrtarisht lejen e lindjes.

Dalja e fundit publike për të u shënua këtë të mërkurë në një aktivitet, ku u shfaq mjaft elegante, e veshur me të zeza.

Princi Harry, mori pjesë të enjten vetëm, në një vizitë zyrtare në St. Vincent Catholic Primary School dhe nga aty konfirmoi për mediat, nisjen e lejes së lindjes për të shoqen.

Fëmijëve të zhgënjyer për mungesën iu tha të njëjtën gjë, “Është gati për të lindur fëmija, duhet të rrijë në shtëpi”.

Mendohet se fëmija do të lindë rreth datës 20 prill. /a.y/noa.al