Transmetuar më 21-03-2019, 22:27

Këtë mbrëmje në "Opinion", kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpre se protestat nuk do të ndalen.

“Ne tani jemi të papunë, jemi të barabartë me njerëzit dhe do protestojmë. Të ecim përpara me atë që duam. Ne nuk na shqetëson më Parlamenti", tha ajo në lidhje me protestën e opozitës.

"Kemi marrë përsipër të bashkohemi me popullin dhe nuk do të ndalohemi. Edi Rama dhe ata të tjerët nuk kanë parë gjë akoma”, deklaroi Kryemadhi më tej , ndërsa theksoi se "zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen".

Në lidhje me sulmin ndaj deputetit të ri të LSI, Ralf Gjoni ajo tha:

“Unë i kam duart e pastra. Rama për t’i bërë eksponentë dhe për të larguar vëmendjen nga mungesa e tij në Shqipëri mund të jetë dhe një gjë e realizuar nga ta. Duke parë dhe që zoti Gjoni është rival i zotit Veliaj etj”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd