Transmetuar më 21-03-2019, 20:44

Agron Llakaj është një nga emrat e njohur të humorit shqiptar.

Ai është drejtuesi i formatit humoristik të fundjavës, "Al Pazar".

Ai gjithashtu është mjaft i lidhur me vendlindjen e tij, Memaliajn ku e shpreh herë pas here kur i jepet mundësia.

I ftuar mbrëmjen e djeshmë në “Soiree”  ai ka treguar me dhimbje për varfërinë që ka kapluar këtë qytezë.

Duke folur për vendlindjen e tij, Agroni u prek dhe u përlot.

“Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme, sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë se i morën minierën. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Varfëria është ulur këmbëkryq, unë shkoj dhe ndihmoj aty…më vjen turp që e thashë tani këtë…”, – ka thënë Llakaj me lot në sy. /a.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd