Transmetuar më 21-03-2019, 13:07

Inspektoratin Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur ditën e sotme një objekt 40 metër të lartë, oxhak, në Fushë-Arrëz.

IKMT përdori 7 kilogramë eksploziv të vendosur trupin rreth 100 vrima në trupin e objektit.

Nga rrëzimi i objektit nuk pati asnjë dëm, ndërkohë që pamjet mund ti shihni në videon më poshtë.

Operacioni i IKMT u krye rreth orës 12.00 të ditës së sotme, pas kërkesës për mbështetje nga Bashkia e Fushë-Arrëzit.

Shpërthimi u bë pasi oxhaku i ndërtuar me tullë, pjesë përbërëse e objektit industrial ndërtuar para viteve ‘90, për shkak të amortizimit paraqiste rrezikshmëri. /a.y/noa.al