


Një raport i Organizatës së Kombeve të bashkuara ‘World Happiness Report’, kurorëzon Finlandën si shtetin më të lumtur në botë, për të dytin vit rresht.
Në vendet e fundit renditet Sudani, Jemeni dhe Afganistani.
Finlanda një shtet me 190 mijë liqene është vendi më i lumtur në botë, i ndjekur nga Danimarka në vendin e dytë, më tej Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra. Suedia, Zelanda e Re dhe Kanadaja.
Ky klasifikim është bërë bazuar në cilësinë e jetës dhe stabilitetin.
Franca renditet e 24-a pas Meksikës dhe para Tajvanit. Belgjika renditet e 18-a.
Ndërkohë Britania e Madhe fiton katër vende duke e renditur e 15-a, ndërsa SHBA në vendin e 19-të.
Ky publikim vjen lidhur me ditën botërore të lumturisë e cila kujtohet çdo 20 mars.
Autorët e raportit thonë se lumturia në botë është ulur gjatë viteve të fundit, duke bërë që njerëzit të jenë të dominuar nga shqetësimet, trishtimi dhe nga sëmundjet. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





