Transmetuar më 20-03-2019, 10:40

Blegtorë dhe fermerë të Lushnjes janë ngritur në protestë ditën e sotme duke bllokuar rrugën Lushnje-Fier.

Ata kanë bllokuar aksin rrugor duke derdhur në mes të autostradës prodhimet e tyre në shenjë proteste për mos subvencionimin e TVSH.

Më konkretisht ata kanë bllokuar rrugën nga Rotondo e Savrës deri tek ajo e Plastmasit.

Fermerët akuzojnë qeverinë për falimentimin e tyre. Sakaq prej disa ditësh grumbulluesit e qumështit kanë bojkotuar mbledhjen duke çuar në falimentim fermerët.

Grumbulluesit e qumështit duhet të paguajnë taksën 20% në momentin që tregtojnë produktet e tyre.

Ndërkohë që në protestën e sotme janë bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera të Lushnjes dhe zonave përreth, duke kërkuar uljen e TVSH-së.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të policisë, në tentativë për të larguar protestuesit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd