Transmetuar më 20-03-2019, 09:50

Dy shqiptarë të arrestuar nga policia angleze një vit më parë të kapur me drogë, janë shpallur fajtor.

Në vendimin e dhënë këtë të hënë Fitim Prençi 39 vjeç dhe Haxhi Shehu 35 vjeç, u dënuan me nga 10 vite e gjashtë muaj burg secili.

Ky dënim u dha pasi më 13 mars të vitit 2018, ata u kapën me 81 kilogramë kokainë.

Lënda narkotike iu gjet dy shqiptarëve në makinën tip “Ford Focus” me të cilën po udhëtonin.

Po ashtu të dyshuarve iu gjet edhe një shumë e madhe parash e cila dyshohet se është fryt i aktivitetit të jashtëligjshëm.

Kështu pas hetimeve një vjeçare, Prençi dhe Shehu u shpallën fajtor nga gjykata e Southwark Crown Court. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd