Transmetuar më 19-03-2019, 19:09

Një grup prej 14 personash është goditur nga policia greke, pas informacioneve se shfrytëzonin vajza për prostitucion.

Ata rekrutonin vajza të reja nëpër lokalet e natës në Greqi, ndërsa mësohet se pjesë e këtij rrjeti kanë qenë edhe vajza shqiptare.

Hetuesit, sipas gazetës greke “Kathimerini”, kanë gjetur prova se 45 femra kishin punuar për bandën vetëm në tre muajt e fundit, duke kryer një mesatare prej 30 “takimesh” në ditë me një tarifë minimale prej 130 eurosh.

Policia greke thekson se shumica e femrave që punonin për bandën ishin të motivuara për shkak të varfërisë, duke u joshur për një jetë luksoze kundrejt shpërblimit monetar.

Mediat greke shkruajnë se për më shumë se tre vjet, grupi kishte rekrutuar vajza nga Rusia, Rumania, Shqipëria, etj. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd