Transmetuar më 19-03-2019, 17:56

Një nënë ka hedhur vajzën e saj nga ballkoni i katit të pestë, dhe më pas u hodh edhe vetë.

Ngjarja e rëndë u shënua sot në Athinë, ku Kyriaki Tsortanidou 42 vjeç dhe vajza e vogël vetëm 4 vjeçe Foteini Spyridaki, u transportuan nga ambulanca në spitalet Gennimata dhe Aglaia Kyriakos, ku edhe u regjistrua vdekja e tyre.

Sipas dëshmisë së banorëve që gjendeshin përreth, nëna fillimisht hodhi fëmijën dhe pastaj vendosi një karrige, hipi mbi të dhe u hodh dhe vetë nga kati i pestë.

Gruaja mësohet se kishte probleme psikologjike. Ishte e martuar dhe burri i saj ishte larguar nga shtëpia disa minuta para ngjarjes.

Ngjarja ka shokuar fqinjët e viktimave që panë me sytë e tyre këtë tragjedi por pa mundur ta ndalonin. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd