Transmetuar më 19-03-2019, 13:49

“Denoncohet Ministria e Arsimit për trafik të qenieve njerëzore kundrejt 7-11 mijë euro në Angli!”

Është ky denoncimi i bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar mesazhin e një qytetari.

Në mesazh denoncohet se të rinjtë po trafikohen si sportistë, përkundër pagesës.

“I nderuar doktor, unë që po të shkruaj këtë sms ju shkruaj nga Anglia. Tmerr dhe skandali më i madh i qeverisë dhe i ministrisë së Arsimit se si trafikojnë të rinjtë shqiptarë nga mosha 18- 25 vjeç. Duke bërë falsifikime dhe duke dërguar të rinjtë shqiptarë si sportistë në Angli dhe duke u marrë nga 7 mijë-11 mijë euro për person.

Dhe i dërgojnë si sportista z. Berisha. Veç mjafton të hapni sistemin Tims se sa të rinj kanë ikur si sportistë nuk janë kthyer. Kjo është ndrikulla ministre dhe tashmë këto gjëra po i bëjnë këta të sportit”, thuhet në mesazh. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd