Transmetuar më 18-03-2019, 22:20

Majlinda Bregu e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, foli rreth marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Bregu u pyet nga fëmijët se cilin ka më shumë shok Bashën apo Ramën.

Bregu u shpreh se Lulzim Basha i ka dalë shok i keq, kurse për Ramën ajo tha se nuk e ka patur asnjëherë shok.

Pyetjes a nëse e ka marrë malli për Parlamentin, Bregu u përgjigj:

“Për këtë Parlamentin sot? Asnjë çik fare”.

Ndërkaq pyetjes tjetër se si e do Majlinda Bregu, Shqipërinë, dha këtë përgjigje:

“E dua me njerëz që ta duan më shumë, e dua me njerëz që të mos flasin në emër të Shqipërisë dhe në emër të vendi për çdo gjë dhe pastaj të merren me pushtetin e tyre personal. E dua që të ketë më shumë fëmijë të gëzuar, me më pak nënë të palumtura dhe të pagëzuara dhe sigurisht me shumë dashuri në çdo shtëpi”.

Majlinda Bregu e cila prej kohësh ka nisur zyrtarisht punën si Sekretare e Përgjithshme të Këshillit e Bashkëpunimit Rajonal./a.k/noa.al/