
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian nuk reshtin së apeluari klasën politike shqiptare për të punuar së bashku në rrugëtimin drejt BE-së.
Së fundmi, Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn ka shprehur domosdoshmërinë e bashkëpunimit për stabilitet dhe vijimin e reformave.
“Shumë mirë të flasim me njeriun tonë ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, përpara raportit të pranverës.
Është thelbësore që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interest të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Hahn pas takimit që pati në Bruksel me ambasadorin Soreca.
Por duket se në vend është ende larg një qetësim i situatës, ndërsa kjo u pa edhe gjatë vizitës së delegacionit europian të deputetëve europianë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





