
Partia Socialiste mblodhi ditën e sotme Kryesinë, e cila i prin Kongresit që do të mblidhet më 23 mars, në orën 10.00.
Mësohet se gjatë Kongresit fjalën do e mbajë kryesocialisti Edi Rama, njëherësh edhe Kryeministër.
Më tej pritet të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë për Tiranën.
Po ashtu mësohet se gjatë kongresit do të mbajnë fjalë ministra dhe kryetarët e bashkive.
Por ndër të tjera të ftuar në Kongres janë edhe gjithë ish-kryeministrat socialist, ku mes tyre, ftesë i është dërguar edhe Fatos Nanos.
Mbetet të shihet nëse Nano do të jetë pjesë e Kongresit dhe ca më tepër, nëse do të ketë fjalim prej tij. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





