Transmetuar më 18-03-2019, 10:00
Foto ilustruese

Një person është vënë në prangat e policisë në kushtet e flagrancës, teksa tentonte të vidhte një banesë.

Gjatë kësaj të diele u bë arrestimi i F.A., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Ai u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit Th.K..

Nga veprimet e para hetimore dyshohet 44-vjeçari, është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera ndodhur në Sarandë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar rastet ku mund të jetë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd