









E tmerrshme mund të konsiderohet historia e vogëlushit 4-vjeçar nga Britania e Madhe, Toni Hudgell.
I mituri u rrah dhe torturua mizorisht kur ishte më pak se një muaj që kishte ardhur në jetë nga prindërit Jody Simpson, 24 vjeçe dhe dhe Tony Smith, 47-vjeç.
Fillimisht mjekët kishin dyshime se ai mund të mbijetonte por mrekullisht ia doli.
Sot i vogli, që ka prekur botën me historinë e tij, ka një jetë të re falë prindërve birësues.
Tani ai është 4-vjeç dhe ka nisur të hedhë hapat e para falë protezave.
Kockat e 4-vjeçarit janë ende të dëmtuara pas abuzimit, pasi një këmbë është më e shkurtër se tjetra.
Prindërit biologjikë të vogëlushit, janë dënuar me 10 vite burg./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





