Transmetuar më 17-03-2019, 20:51

Drejtori i Komunikimit të Kryeministrisë, Endri Fuga, reagoi sonte lidhur me “lajmet” e publikuara sot në media se kryeministri Edi Rama kishte përfunduar në spital pasi kishte kaluar në parainfarkt kardiak.

Fuga konsideron se mazhoranca përballet me një opozitë të lodhur dhe shton: “Që opozita është e lodhur kjo dihet. Që nuk kanë as vizion e as program për të mundur Edi Ramën edhe kjo s’do mend për t’u kuptuar. Por që do binin aq poshtë sa të trillonin lajme si ky i sotmi…”.

Në këtë pikë, Fuga i “justifikon” duke thënë se megjithatë, “njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara” dhe vlerëson se “janë bërë për të ardhur keq”.

E në fund, duke ironizuar për protestën marshim të ditës së djeshme, e pesta në një muaj, z.Fuga ka edhe një ftesë: “Madje jeni që jeni, bëni një xhiro nëpër spitale dhe kontrolloni vetë se ju bëjnë mirë ca hapa edhe sot”.

Ditët e fundit, kryeministri Edi Rama ka qëndruar në Berat për një axhendë pune në kuadrin e turit “Shqipëria që duam” si dhe inspektime në vepra të ndryshme të financuara nga qeveria. /noa.al/

ENGLISH VERSION