Transmetuar më 17-03-2019, 16:15

Zbardhet dëshmia e mikut të autorit të vrasjes së 62-vjeçarit, një ditë më parë te Liqeni Artificial.

Sipas dëshmisë së mikut të Myrtajt, 62-vjeçari që mbeti i vrarë sapo kishte parë autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtajn i është afruar duke e ofenduar, shkruan Balkan Web.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon më pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi më shoqëroi.

Ishim duke ecur të dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me të birin. Islami më tha “boo kush duron këtë, do më kujtojë leket”.

Kur haxhiu u afrua e ofendoi islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi Islami u drejtua drejt kodrës.

Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.