Transmetuar më 17-03-2019, 10:32

Mes aktiviteteve argëtuese më të zakonshme dhe më të preferuara, si nga burrat edhe nga gratë, por edhe nga grupmoshat e ndryshme, është me siguri kinemaja. Një film i bukur, parë në ekranin e madh, por edhe në ekranin e shtëpisë, është në gjendje të na ndryshojë humorin dhe emocionet tona. Por, ka lloje filmash që na mërzisin e të tjerë që nuk na pëlqejnë fare. Në bazë të shenjës tënde zodiakale, Horoskopi na zbulon se cili është lloji i filmit që përshtatet më mirë me personalitetin tonë. Yjet na udhëheqin në një botë fantazie dhe vizionesh të ëmbla!

Dashi

Një njeri si ti, që mërzitet shpejt, ka nevojë për aksion dhe lëvizje. Me siguri, që ty do të pëlqenin filmat ‘thriller’: je gjatë gjithë kohës me impuls dhe nuk rrezikon të të zërë gjumi në divan.  Filmi ideal për një mbrëmje në shoqëri të mirë është “Fight Club”. Në fund të fundit, cili skenar mund të jetë më ideal për ty, se një rreth sekret në të cilin zhvillohen takime ndeshjesh? Marsi është dakord.

Demi

Fakti që ti je njeri me shije të thjeshta dhe tradicionale, nuk do të thotë që kënaqesh lehtë. Filmat biografi mund të hyjnë në preferencat e tua, por vetëm nëse tregojnë historinë e një personazhi që meriton vëmendjen tënde. Afërdita, planeti yt qeverisës, të sugjeron të shohësh filmin “Frida”. Në këtë film rrëfehet jeta e Frida Kahlo dhe e bashkëshortit të saj, artistë me famë botërore me origjinë meksikane. Personaliteti i Frida-s, aq i fortë edhe në mes të vështirësive, do të të bëjë për vete.

Binjakët

Ti je njeri që mendon pozitivish dhe shumë i gjallë dhe kur vendos të shohësh një film, jo gjithmonë ke durimin ta shohësh deri në fund. Lloji i filmit që të përfshin në mënyrë të veçantë, është ai komik. Me siguri, t ii di përmendësh të gjitha batutat dhe filmat e Paolo Villaggio, aq i njohur për personazhin e Fantozzi-t. Një film që nuk mund të mungojë në videotekën tënde nuk mund të mungojë filmi “Non ci resta che piangere” (Nuk na mbetet gjë tjetër, veç të qajmë) i  Massimo Troisi dhe Roberto Benigni, të cilët të bëjnë të qeshësh pa reshtur. Shpesh imponon edhe miqtë e tut a shohin.

Gaforrja

Shpirti yt i butë dhe i ndjeshëm të shtyn shpesh të kërkosh filma që dinë të të japin ndjesi të këndshme, të cilat përmirësojnë humorin tënd edhe në orët në vijim. Mes llojeve të preferuara të tuat, nuk mund të mungojnë filmat vizatimorë. Një ndër filmat e tu më të preferuar, për t’u parë nga e gjithë familja është “Inside Out”, dedikuar totalisht botës së emocioneve. Mbaj afër një kuti shamish sepse lotët e tu nuk do pushojnë deri në mbarim të filmit.

Luani

Duke qenë se i përket një shenje zjarri,  vështirë arrin të ndjekësh filmin me ritme të ngadalta dhe parapëlqen filmat me aksion dhe aventurë. Natyra jote veçanërisht ‘e egër’ mund të preferojë filmat ëestern, në të cilët ka gjithnjë një kod nderi për t’u respektuar dhe diçka për të cilën ia vlen të luftosh. Nëse nuk do të shohësh filma të tillë shumë të vjetër, një propozim i mirë për ty mund të ishte “Django Unchained”,  e Tarantino-s, xhiruar në Texas. Mund ta shohësh me një birrë të ftohtë në dorë!

Virgjëresha

Ty do të pëlqente shumë puna e kritikut kinematografik, mos e moho! Ti  i kushton vëmendje detajeve më të imta dhe të pëlqen të analizosh karakteristikat e çdo personazhi në mënyrë kritikuese. Të pëlqejnë dokumentarët, por ke pikë të dobët filmat që bazohen në histori të vërtetë. “A beautiful mind”, që rrëfen jetën e matematicienit, fitues i çmimit Nobel ,  John Forbes Nash, mund të arrijë edhe të të prekë. Kufiri mes çmendurisë dhe gjenialitetit të tërheq dhe Mërkuri është i lumtur në këtë rast.

Peshorja

Ty do të të pëlqente të jetoje çdo çast të ditës në mes të artit, poezisë dhe muzikës. Afërdita të bën të vlerësosh çdo formë bukurie, por, edhe pse i dashuron filmat (sidomos në kinema), shpesh ke vështirësi të zgjedhësh. Mes llojeve kinematografike që të përshtatet më shumë, janë me siguri filmat ‘musical’. Nuk i reziston dot elegancës së aktorëve dhe këngëtarëve dhe balerinëve që i bëjnë të gjitha këto në të njëjtën kohë. Një ndër filmat  e tu të preferuar mund të jetë “La La Land”, që ju kënaq edhe nga ana sentimentale.

Akrepi

Shenja jote e horoskopit udhëhiqet nga Plutoni, padron i territ. Për këtë arsye të pëlqen çdo gjë që është e errët dhe misterioze. Ke një nevojë të çmendur për të ndjerë vazhdimisht emocione të reja dhe të forta. Personalitetin tënd sipas shqip mund ta tërheqin filmat horror, por të pëlqejnë edhe filmat psikologjikë, që kërkojnë arsyetim të fortë. Mes filmave që nuk mund të harrosh është “It” (Palaçoja). Me siguri ka qenë një ndër traumat e tua fëminore.

Shigjetari

Ti je njeri tejet i gëzueshëm, i gjallë dhe pozitiv. Adaptohesh me lehtësi me llojet e ndryshme të filmave, sepse është kurioziteti që të udhëheq dhe nuk do të humbësh filmat më të fundit. Mes preferencave të tua, me siguri janë komenditë, jo domosdoshmërisht sentimentale. Një film që do të të linte shenjë, do ishte “Yes Man”. Nuk ka asgjë për t’u habitur, nëse edhe ti një ditë, mbase edhe për lojë, do vendosje të përgjigjeshe ‘po’ për gjithçka që që të kërkohet. Provoje!

Bricjapi

Shumë shpesh serioziteti yt ndërhyn edhe kur duhet të shohësh një film në kinema apo tv. Nuk të pëlqejnë historitë shumë të lehta dhe pa mesazh, filmat në të cilat vetëm qan, apo komeditë e ëmbla sentimentale. Lloji kinematografik që preferon absolutisht janë ata dramatikë, sepse të duket se përngjasojnë shumë më realitetin.  Mes filmave të preferuar, është me siguri klasiku ‘Kumbari’. Mund ta shohësh vazhdimisht dhe nuk do lodheshe.

Ujori

Ty historitë e thjeshta dhe tradicionale nuk të kanë pëlqyer kurrë dhe në fund të fundit, jeta jote është gjithnjë e mbushur me të papritura dhe ndodhi që e bëjnë të jetë një jetë pikante dhe zbavitëse. Kinemaja të pëlqen shumë, por ti ke llojet e tua të preferuara dhe nuk i mirëpret këshillat e miqve të tu. Lloji yt i preferuar nuk mund të jetë tjetër, veç fantashkencës. Të paktën në film, të pëlqen të shohësh të realizuar diçka që, të paktën për tani, nuk ekziston në realitet. “Matrix” për ty është filmi që është realizuar në mënyrë perfekte.

Peshqit

Shijet e tua romantike të udhëheqin edhe në zgjedhjen e filmave. Ti nuk je i/e gatshëm/e të heqësh dorë nga ‘fundi i lumtur’ dhe je gjithmonë në kërkim të historive fantastike, në të cilat fati dhe faktet kanë rol protagonist. Lloji yt i preferuar kinematografik është në mënyrë të padiskutueshme, ai sentimental. Skenat e dashurisë të emocionojnë dhe bëjnë që tek ty të rriten shpresa të reja për të ardhmen. Në videotekën tënde nuk mund të mungojë  “Serendipity – Kur dashuria është magji”. Ky film përmbledh gjithçka ti kërkon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd