Transmetuar më 17-03-2019, 09:38

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person pasi gjatë operacionit të koduar "Palma" i ka sekuestruar një sasi kanabis dhe euro të falsifikuara.

Bëhet me dije se në pranga është vënë 28-vjeçari D. Th., nga Tirana.

Arrestimi i tij erdhi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 750 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy kartëmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe  Falsifikimi i monedhave"./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd